34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Përplasjet në Parlament/Luan Baçi për Incidentin e FNSH-së:” Ishte armë e bën të dukej si spraj”

Përplasjet e fundit në Parlamentin e Shqipërisë, mes deputetëve të Partisë Demokratike (PD) dhe Gardës së Republikës, ku u përfshi edhe FNSH-ja (Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë), u trajtuan në një studio televizive me deputetin Luan Baçi dhe analistin Poli Hoxha.

Luan Baçi sqaroi detajet e incidentit, duke pretenduar se një prej anëtarëve të FNSH-së nxori armën gjatë përplasjes. Sipas tij, “FNSH-ja ndodhej brenda territorit të Parlamentit, gjë që për mua është e qartë se në parlament nuk funksionon rregullorja, por urdhrat verbalë me telefon.” Ai përshkroi situatën si “e paprecedentë”, duke shtuar se deputetët “kishin ikur për të dalë tek dera e jashtme, por aty ishte Garda dhe FNSH-ja, që e kishin zënë derën dhe nuk na linin.”

Ai vazhdoi duke treguar se “u kthyem prapa dhe menjëherë na rrethuan forcat e FNSH-së. Nga njëra anë ishin policët dhe gardistët, dhe nga ana tjetër FNSH-ja.” Baçi përshkroi një moment tensioni kur një polic përballë tij nxori armën dhe i tha “kujdes,” duke hapur xhaketën si një kauboj.

Një këshillë, shikojeni me kujdes. Jepni dy fotot, të parën dhe pastaj të dytën. Në të parën është një këllëf pistolete; te e dyta është spraj. Ishte me këllëf pistolete atje,” tha ai. Deputeti kritikoi veprimet e policisë, duke i quajtur “mashtrim” dhe duke theksuar se “kjo situatë ka kaluar kufijtë e paligjshmërisë.”

Analisti Poli Hoxha shprehu dyshime për praninë e armës në incident. “Pikë së pari, është skandaloze futja e FNSH-së kur pamë një situatë që nuk kërkonte forca speciale

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...