Një turist gjerman është shpëtuar nga Policia pasi humbi orientimin gjatë ecjes nga Valbona në Theth. Ngjarja u raportua nga motra e tij, e cila njoftoi autoritetet pasi humbi kontaktet me vëllain e saj.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Theth u nisën drejt zonës së Shpellës së Pejës për ta lokalizuar. Pas disa orëve kërkimesh, policia arriti të gjejë turistin gjerman, i cili ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore. Ai u shoqërua më pas dhe u akomodua në një bujtinë në Theth.