23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Skema e pensioneve: 15 vite punë për pension minimal, 38 vite për pension të plotë

Qytetarët që duan të përfitojnë një pension minimal në Shqipëri duhet të kenë minimumi 15 vite punë të deklaruar, ndërsa për të marrë një pension të plotë kërkohen plot 38 vite pune. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, sqaroi këtë skemë gjatë një diskutimi, duke nënvizuar gjithashtu se rritja e jetëgjatësisë është një faktor që po ndikon në skemën e pensioneve.

Sipas Manjanit, rritja e jetëgjatësisë është një lajm pozitiv që pasqyron përmirësimin e kushteve të jetesës dhe standardeve ekonomike, por njëkohësisht, kjo tendencë rrit presionin mbi skemën e pensioneve. “Një faktor i rëndësishëm dhe pozitiv është rritja e jetëgjatësisë. Fatmirësisht, kjo rritje që lidhet me përmirësimin e standardeve të jetesës çon në gëzimin për një kohë më të gjatë të pensioneve. Ne urojmë që jetëgjatësia të vazhdojë të rritet, edhe pse kjo rëndon mbi skemën e pensioneve,” u shpreh ajo.

Zëvendësministrja gjithashtu përmendi raportin aktual mes kontribuuesve dhe pensionistëve, duke vënë në dukje se aktualisht ka 1.19 kontribuues për çdo pensionist, një tregues që flet për balancën e brishtë të sistemit të pensioneve në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...