30.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Vidhnin dhe përdornin të dhënat e kartave bankare/ Policia godet aktivitetin e paligjshëm të krimit kibernetik

Policia e Shtetit ka goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e krimit kibernetik, duke finalizuar operacionin policor të koduar “ “SMARTPHONE”.  U vunë në pranga 2 shtetas, ndërsa pesë të tjerë u proceduan me akuzën e vjedhjes dhe përdorimit të të dhënave të kartave bankare,kryesisht atyre që blinin online.

Kallëzimi është bërë nga një kompani telefonike dhe pas hetimeve ka rezultuar se një shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë vjedhur nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Njoftimi i policisë

Duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar gjatë katërmujorit të parë të vitit 2021, në bazë të informacioneve që dispononte Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pasi ka marrë kallëzimin nga një kompani e telefonisë së lëvizshme, ka kryer hetime të plota dhe të shpejta për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së hetimeve nga Njësia për  Hetimin e  Krimeve Kibernetike ka rezultuar se një shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë vjedhur nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Nga materialet e deritanishme ka rezultuar se vetëm në një kompani këta shtetas kanë kryer një dëm prej rreth 33.000.000 lekësh, ndërkohë dyshimet janë se dëme të konsiderueshme kanë dhe kompani të tjera të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka organizuar punën duke kapur në flagrancë, gjatë marrjes së pajisjes, shtetasin Q. T., 21 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Po ashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u ndalua dhe shtetasi I. B., 18 vjeç,  i cili dyshohet si bashkëpunëtor për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik“.

Veprimet hetimore vazhduan dhe në lidhje me persona të cilët kanë furnizuar apo kanë bashkëpunuar për sigurimin e të dhënave të kartave bankare, nga ku rezultoi se këta shtetas kanë bashkëpunuar dhe me shtetasit:

    1. E. H., 21 vjeç, E. Sh., 19 vjeç, Dh. T., 23 vjeç, M. M., 33 vjeç (shtetas i huaj) dhe S. S, 26 vjeç (shtetas i huaj). Të pestë këta shtetas po procedohen penalisht, pasi dyshohen si bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjithashtu, nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u kontrolluan disa banesa dhe ambiente dhe me cilësinë e provës materiale u sekuestruan telefona celular, laptopë dhe dokumente, fatura të ndryshme bankare etj.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Rama ik!”/ Protestuesit rikthehen sot para Parlamentit, marshimi në Tiranë vijoi deri në mesnatë

0
Protestuesit kanë njoftuar një tjetër tubim për ditën e sotme para Parlamentit, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare. Sipas organizatorëve, protesta do...

Nga shitja e rrobave për të ushqyer familjen te heroi që eliminoi Gjermaninë, historia...

0
Portieri i Paraguajit, Orlando Gill, është kthyer në heroin e kombëtares së tij, pasi me dy pritje vendimtare të penalltive ndaj Gjermanisë i siguroi...

“Do të ketë një takim nesër në Doha”/ Trump flet për kontaktet me Iranin,...

0
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur me optimizëm të kujdesshëm për kontaktet që, sipas tij, pritet të zhvillohen në Doha të Katarit lidhur...

“Nuk jam hajdut, ajo është e fejuara ime dhe pret fëmijën tim”/ 46-vjeçari kapet...

0
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Torino të Italisë, ku një 46-vjeçar me origjinë nga Peruja u arrestua pasi u kap duke hyrë...

Shpërthim pranë një pallati në Monako, plagosen tre persona! Dy në gjendje të rëndë

0
Tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, pas një shpërthimi të ndodhur pranë hyrjes së një ndërtese banimi...