21.5 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Mungesa me peshë te Partizani/ Superiorja mbyllet me 10 të pezulluar

Superiorja zhvillon nesër javën e fundit dhe janë 10 futbollistë të cilët nuk mund të aktivizohen për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Apolonia është ekipi që do të ketë më shumë mungesa. Asllanaj, Hebeja dhe Levendi nuk mund të aktivizohen kundër Teutës, skuadër që nga ana tjetër duhet të bëjë pa Albano Aleksin të pezulluar.

Edhe Partizani shkon në Ballsh pa dy lojtarë titullarë. Rron Broja dhe Egzon Belica u ndëshkuan me Vllazninë dhe kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Dovedan ndërkohë nuk llogarit ndaj “Demave” mesfushorin Kreshnik Nebihu. Edhe Vllaznia e Kastrioti kanë nga një mungesë. Kuqeblutë ndaj Laçit janë pa Ardit Krymin, kurse Kastrioti pa Xhuljo Mehmetin.

Skënderbeu këtë javë ka të pezulluar kapitemo Jorgo Meksi, por për trajnerin Memelli nuk ka ndonjë rëndësi, për shkak se mbijetesa në Superiore u sigurua që javën e shkuar

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...