23.2 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve me plan të ri për masat anti-Covid/ Rama: “Jemi në një situatë optimale në raport me…

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë konfirmuar se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve që do të vlerësojë masat anti-Covid në Shqipëri.

Teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit të punonjësve të transportit urban, Rama tha se jemi në një situatë optimale, por se ende nuk mund të parashikohet dalja nga tuneli.

“Ajo që unë mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit, por është shumë-shumë e rëndësishme që të mos harrojmë se sidoqoftë nuk kemi parashikueshmëri të plotë 100% lidhur me rrugën drejt daljes përfundimtare nga ky tunel dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Nesër komiteti do dalë me planin e ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për të pasur një sezon turistik shumë më të lehtësuar se sa ai i vitet të kaluar besoj se do të përmbushet, tha Rama.

Një deklaratë të ngjashme dha dje edhe ministrja Manastriliu, e cila teksa komunikoi mbylljen e pavioneve Covid në spitalet rajonale, u shpreh se këto dy ditë do rivlerësohen masat. Së shpejti Shqipëria pritet të çelë së shpejti sezonin turistik, ku do të synohet tejkalimi i situatës së vështirë të vitit të shkuar që u shkaktua nga Covid-19.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...