1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Kryemadhi mohon akuzat e SPAK për ndërhyrje në ligj në favor të Samir Manes

SPAK po heton Monika Kryemadhin mbi një çështje që lidhet me ndërhyrjen e saj për miratimin e një ligji në favor të një biznesmeni shqiptar, Samir Mane, në këmbim të një vile në zonën e luksit, Rolling Hills. Sipas dosjes së SPAK, marrëveshja për vilën nuk është realizuar. Kryemadhi, megjithatë, i ka mohuar këto akuza gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë GJKKO-së.

Kryemadhi sqaroi se kishte shitur një shtëpi në Qerret tek Samir Mane në vitin 2006 për vlerën e 300 mijë eurove, dhe se historia e prodhimit të kromit në vitin 2014 kërkonte një unifikim të ligjeve që nuk kishte lidhje me bizneset e Manes. Ajo theksoi se nuk kishte ndërhyrë për miratimin e ligjit dhe se statusi i minatorit ishte propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), por ende nuk ishte miratuar.

“Nuk ka të bëjë fare me Samir Manen dhe një vilë të dhuruar për këtë çështje,”
u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se kishte parë një vilë në Rolling Hills me nënën e saj, por kishte vendosur të mos e blinte pas diskutimit me bashkëshortin, Ilir Metën.

Kryemadhi gjithashtu përmendi një incident ku ambasadori grek i kishte thënë Ilir Metës se do të ishin komshinj në Rolling Hills, një situatë që i nxiti bisedimet mes Kryemadhit dhe Metës mbi blerjen e një vile. Ajo theksoi se Meta kishte refuzuar blerjen e vilës pa pëlqimin e tij, dhe për këtë arsye ajo i kishte dërguar një mesazh zonjës Mane për ta anuluar marrëveshjen.

“Janë dy gjëra të ndryshme,” tha Kryemadhi, duke shpjeguar se një vilë tjetër, për të cilën flitet në akuzat e SPAK, i përket tani biznesmenit Shefqet Kastrati.

“Unë Saimir Manes i kam shitur një shtëpi që kemi pasur në Qerret në 2006 në vlerën 300 mijë euro që janë bërë me kontratë sipas asaj kohe. Në 2014 Ju e dini si ka qenë e copëzuar historia e prodhimit të kromit. Duhej bërë një ligj që unifikonte të gjithë. Këtë nuk e ka kërkuar Samir Mane kishte sindikatë minatorësh. Ndërkohë Përparim Spahiu në emër të LSI-së kishte propozuar statusin e minatorit që ende nuk është bërë. Është bërë një mbledhje e komisionit të Veprimtarive Prodhuese ku unë isha anëtarë, Genc Ruli ishte nënkryetar dhe kryetar ishte Eduard Shalsi. Ky ligj është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, sigurimeve që duhej paguar minatorët dhe disa procedura të tjera.

Nuk e mbaj mend nëse ligji ka shkuar apo jo. Por nuk ka të bëjë ligji që Samir Mane më ka dhuruar mua një vilë për këtë gjë. S’ka të bëjë fare.

Po unë kam dashur të marr një shtëpi në Rolling Hills. Kam shkuar e kam parë pa dijeninë e Ilir Metës. Kam shkuar dhe kam parë me mamanë time me të cilën jetoj. E kemi parë dhe kemi diskutuar ta marrim e mos ta marrim me bashkëshorten e zotit Mane. Të më falni që i përmend por kjo punë kështu vajti thashetheme.

Ambasadori grek takon Ilir Metën dhe i thotë Zoti Meta do jemi komshi bashkë. Ku do të jemi komshi? Se unë jetoj tek Blloku, do të vish në Bllok. Jo tha tek Rolling Hills. Ç’Rolling Hills? Do merrni shtëpi atje’ i tha amabasadori.

Ilir Meta më vjen në darkë në shtëpi e më thotë. Më ka thënë ambasadori grek kështu kështu..

Po i thashë e kam parë, për të marrë një shtëpi që të ikim nga kjo shtëpia këtu se zhurmë e madhe etj. Ai më ka thënë: Nuk mund të marrësh asnjë gjë sepse ti në radhë të parë do më pyesësh dhe mua. Dhe unë i kam çuar një mesazh zonjës e i kam thënë: Motra anulloje se nuk do ta marrim.

Janë dy gjëra të ndryshme. Tjetra është vila Baton Haxhiu dhe tjetra është vila. Të më falë shumë pronari i shtëpisë. Atë vilë që do merrja unë sot jeton sot Shefqet Kastrati që do të merrja unë e për të cilën SPAK ka ngritur akuzë për ta arrestuar me burg Ilir Metën. Kjo është historia e ligjit të Samir Manes. Më vjen keq që kam 7 – 8 vjet që nuk flas me të. E kam bërë shumë gabim që nuk flas. E kanë thirrur 10 – 15 herë këtu për mua. I kanë bërë presion pa fund. E kanë intimiduar. E kanë krijuar probleme dhe në biznesin e tij. Të më fali po kjo punë kështu qenka mo vlla, se kështu e ndërton. Kur si pëlqen Edi Ramës i lë bizneset të emërojnë gjyqtarët”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT