21.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Seanca dëgjimore në Komisionin e Dezinformimit: Fokus mbi kërcënimet kibernetike dhe dezinformimin

Sot, më 23 Tetor, po mbahet seanca e radhës dëgjimore në Komisionin e Dezinformimit, e drejtuar nga deputeti socialist Erjon Braçe. Mbledhja nisi me një paraqitje nga Igli Tafa, kreu i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), i cili theksoi se dezinformimet në Shqipëri vijnë kryesisht nga Irani. Ai u pyet nga deputeti Bardhyl Kollçaku për platformën TikTok, e cila është ndaluar në shumë vende të BE dhe NATO, duke e quajtur atë si një “platformë spiunazhi” që duhet ndaluar në sektorët strategjikë dhe në institucionet qeveritare.

Erjon Braçe apeloi për rritjen e buxhetit për të financuar mbrojtjen teknologjike të institucioneve dhe sektorit privat me programe të avancuara për sigurinë kibernetike. Tafa njoftoi se këtë vit kanë ndodhur 20 sulme kibernetike, dy prej të cilave nuk janë ndalur, duke shënuar gjithashtu 600 rrjedhje informacioni në sektorë të ndryshëm. Ai theksoi rrezikun e lartë për destabilitet dhe dezinformim, por mohoi se kishte pasur raste sabotimi në nivel institucional.

Tafa theksoi se sulmet vijnë nga disa burime, përfshirë Iranin dhe grupe të lidhura me Rusinë, veçanërisht gjatë trazirave në Ballkanin Perëndimor. Ai përshkroi një qasje proaktive të AKSK-së dhe njoftoi për një strukturë ndërinstitucionale për inteligjencën kibernetike që do të analizohet çdo informacion që përbën rrezik për sigurinë kombëtare. Tafa theksoi se do të kërkohet vendosja e kësaj strukture me ligj për të funksionuar më mirë.

Në fjalën e tij, Tafa përmendi disa raste të dezinformimit që kanë rrezikuar stabilitetin e vendit. Ai solli në vëmendje sulmin e 1 shkurtit 2022 ndaj INSTAT, ku u përhap propagandë false lidhur me CENSIN, dhe një rast tjetër me një bankë të nivelit të dytë në fund të 2022, që shkaktoi panik rreth falimentimit të saj. Ai gjithashtu përmendi një rast me kompaninë e fluturimeve Air Albania, ku u shpërnda informacion i pavërtetë në lidhje me panelin e pilotit.

Tafa e mbylli fjalën e tij duke e theksuar rëndësinë e analizës së informacionit që ndikon drejtpërdrejtë apo indirekt në Shqipëri, duke kërkuar që të ketë një strukturë të përhershme për të parandaluar çdo sulm kibernetik të jashtëm apo të brendshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...

“Kërkojmë falje publike për tragjedinë” – Reagojnë fëmijët e autorit të aksidentit fatal në...

0
Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për...