21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Çështja e Dezinformimit/Kreu i AKSK :”Nuk ka një rregullator të portaleve që të vendosë diktaturë”

Në Komisionin e Dezinformimit, është ngritur çështja e problematikave të dezinformimit që ndodhin në disa media, veçanërisht në portale. Kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, theksoi se mungesa e një kapaciteti ligjor aktual dhe e rregullave më të forta përbën një pengesë për ushtrimin e funksionit të parandalimit dhe ndëshkimit në këtë fushë.

“Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse nuk ka një rregullator të portaleve që të vendosë diktaturë, në thonjëza, për të ruajtur stabilitetin,”
shpjegoi ai.

Tafa përshkroi se si autoriteti vepron në raport me mediat dhe dezinformimin. “Për portalet ka një boshllëk në rastet kur ne ndeshemi me dezinformim. E vetmja gjë që bëjmë është nxjerrja e një deklarate zyrtare dhe dalja në media për të sqaruar situatën dhe për të informuar publikun. Nuk ka një mekanizëm që të penalizojë apo të parandalojë këtë gjë, pasi portalet janë plotësisht të pavarura dhe japin atë që duan të japin,” tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se për këtë pjesë “nuk ka një mekanizëm, sepse nuk ka një rregullator për portalet që t’i filtronte të gjitha këto informacione.” Këto komente kanë nxjerrë në pah nevojën për një rregullim më të mirë të medias dhe mekanizmave që do të ndihmonin në reduktimin e dezinformimit dhe mbrojtjen e stabilitetit të informacionit në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...