10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për t’u liruar nga qelitë e regjimit të egër

Gjykata e Lartë rrëzon pretendimet e Emiliano Shullazit dhe të bashkëpandehurve për t’u liruar nga qelitë e regjimit të egër “41bis”.

Kolegji tre anëtarësh i Gjykatës së Lartë nuk ka pranuar kundërshtimet e bëra nga të pandehurit ndaj vendimit të Apelit të Posaçëm për lënien e tyre në regjimin e sigurisë së rreptë.

Shullazi dhe grupi po vuajnë një dënim me 55 vite burg në total dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzat e “gjobëvënies” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Ndërkohë çështja penale po shqyrtohet në Apel, por nuk ka ende një vendim

Afati që duhet të qëndrojë Shullazi në këtë regjim, përfundon në muajin gusht të vitit 2021.

Një vit më parë, izolimin si pasojë e regjimit “41-bis”, Emiljano Shullazi nuk e priti fare mirë, duke pretenduar se ndaj tij po bëhet padrejtësi.

Vladimir Meçi, avokati që mbron interesat e Shullazit, më gusht 2020 përveç kundërshtimit të këtij izolimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, iu drejtua me një letër edhe Kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Nëpërmjet kësaj letre, avokati shprehej se vendimi për ta dërguar në burgun e sigurisë së lartë klientin e tij, është i padrejtë.

“Padrejtësia që është bërë, është shumë e madhe. Ligji 108/2018 paraqet një sërë problemesh. Sqarojmë se Emiljano Shullazi ka në paraburgim plot 4 vjet e 3 muaj, në dy vjet e gjysmë ka qenë i punësuar në Bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullores ndaj tij. Si ta shpjegojmë që ky individ ka respektuar me përpikmëri rregulloren nga njëra anë dhe një ditë të bukur me diell, si rrufe në qiell të pastër, u bë ‘Armiku Publik’, që duhej patjetër të izolohej në regjimin e posaçëm 41-bis?!”, shkruan avokati.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...