23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“Për çdo akuzë që më bëhet mua, marrin në burg Ilir Metën”/ Kryemadhi pas seancës gjyqësore dhe vendimi i gjykatës

Në përfundim të seancës, Monika Kryemadhi nuk kurseu ironitë dhe akuzat ndaj prokurorëve të SPAK në një deklaratë për mediat. Vendimi u dha pas gati 5 orë seance me tensione, ku ishte e pranishme edhe vetë Kryemadhi. Ajo, së bashku me Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, u lanë me masën “detyrim paraqitje.”

Kryemadhi ironizoi masën e caktuar për Pirro Xhixhon, duke thënë: “Për zotin Xhixho detyrim paraqitje, sepse është i sëmurë.” Ajo shtoi se gjithë procesi ka për qëllim të pengojë kandidimin e saj, të Ilir Metës dhe të Erisa Xhixhos. “Nuk kishim asnjë pritshmëri, është e vështirë të përballesh me prokurorinë, por të paktën i thamë ato që kishim për të thënë,” deklaroi ajo.

Në vijim, Kryemadhi mbrojti qëndrimin se Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ngritura ndaj saj dhe përmendi se çështja Cez-Dia ndaj Metës ka nisur në janar 2018. Sipas saj, dosja është mbajtur hapur për 6 vite dhe është bashkuar me akuzat kundër saj. Ajo e cilësoi si qesharake pretendimin e prokurorisë, ku thuhet se ajo ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në bashkëpunim me Metën: “Prokurori tha se Monika ka hequr mitrën më 27 maj 2019 në bashkëpunim me Metën. Tani, Meta nuk është kirurg, as nuk kam marrë asistencë mjekësore prej tij, madje nuk ka ardhur as në spital, sepse ishte i zënë me reformën në drejtësi.

Kryemadhi theksoi se kishte sqaruar të gjitha këto detaje edhe përpara gjyqtarit, i cili mbeti i shokuar nga faktet, por sipas saj, nuk ka fuqinë të ndryshojë vendimin e qeverisë. “Për çdo akuzë që më bëhet mua, marrin në burg Ilir Metën. Ilir Meta nuk është i rrezikshëm,” shtoi ajo me ironi. Për fund, Kryemadhi tha se kishte kërkuar të merrte “detyrim paraqitje” një herë në javë për të mbajtur konferenca për shtyp, por tani do të bëjë një të tillë një herë në muaj. “Kështu që, njëherë në muaj do të takohemi këtu,” përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...