29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Policia në aksion për përhapjen e çamçakëzit misterioz në Shkollat e Tiranës që të vendos në gjumë

Një çamçakëz misterioz, i cili mendohet se përmban përbërës që ndikojnë në përgjumjen e fëmijëve, është përhapur në disa shkolla 9-vjeçare në Tiranë, duke ngritur alarmin tek stafi pedagogjik dhe prindërit. Sinjalizimi i parë erdhi nga një mësuese, e cila informoi prindërit për këtë substancë të panjohur, që ngjalli dyshime mbi përmbajtjen e saj, përfshirë mundësinë e përbërësve narkotikë apo psikotropë sintetikë.

Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet menjëherë pas publikimit të shqetësimit në rrjetet sociale dhe po verifikon rastet e raportuara. Ata kanë kontaktuar drejtuesit e shkollave dhe po kryejnë kontrolle të imtësishme për të zbuluar origjinën dhe përmbajtjen e substancës. Ndërkohë, kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët për të njoftuar në rast se identifikojnë ndonjë rast të tillë.

Në një reagim në Facebook, gazetari Mentor Kikia ka theksuar rëndësinë e kujdesit të prindërve, duke u bërë thirrje të mbajnë kontroll më të rreptë mbi fëmijët e tyre. Ai nënvizoi se përdorimi i kësaj substance sjell një gjendje përgjumjeje tek fëmijët dhe se nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një substancë narkotike apo jo. Kikia theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes shkollës, familjes dhe policisë për të luftuar këtë rrezik.

“Shkollat janë synuar gjithmonë nga shpërndarësit e substancave narkotike për të rekrutuar klientelë të re konsumatorësh. Bashkëpunimi mes institucioneve është i domosdoshëm për të ndalur përhapjen e këtyre substancave në mjedisin arsimor,” shkruan Kikia, duke i ftuar të gjithë të shpërndajnë informacionin për të rritur ndërgjegjësimin e prindërve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...