14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Protestë apo Gosti? Gjekmarkaj fton qytetarët në Milot për ‘mosbindje civile’ me verë, raki dhe meze!

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka ftuar qytetarët të bashkohen në një akt mosbindjeje civile më 29 tetor, ku synohet bllokimi i rrugës në Milot. Megjithatë, duke parë fotot e publikuara nga ky event, duket se kjo thirrje për protestë ka marrë një dimension tjetër, duke u shfaqur si një gosti e shtruar me verë, raki dhe meze, ku kryebashkiaku demokrat Albert Melyshi kishte kujdesur në çdo detaj.

Gjekmarkaj e karakterizoi mosbindjen civile si një qëndresë kundër “regjimit” aktual, i cili, sipas tij, po përdor arrestimet politike si një armë për të frikësuar dhe shtypur drejtuesit e opozitës. “Në tokën e katedraleve, të besës, qëndresës dhe lirisë! Mirdita e 600 viteve liri! Me 29 tetor, të gjithë në Milot për të ndaluar neo-diktaturën që kërkon të shtypë opozitën dhe përdor arrestimet si mjet frikësimi,” u shpreh ai.

Gjekmarkaj e përshkroi këtë veprim si një betejë për Shqipërinë europiane, duke dënuar lidhjet e qeverisë me “narko-sky enkroçat.” Ai theksoi se Mirdita mbetet simbol i fjalës së lirë dhe përballjes, duke kërkuar angazhimin e qytetarëve për të mbrojtur vlerat dhe liritë e fituara me mund.

Thirrja e Gjekmarkajt është një pasqyrim i tensioneve politike në vend dhe sinjalizon një përpjekje të opozitës për të mobilizuar mbështetje masive në një kohë kur ndihen presione të mëdha nga qeveria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...