5.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Fshehu pamjet e kamerave dhe nuk kallëzoi krimin, arrestohet një person për sherrin në Elbasan

Veprimet hetimore vijojnë për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në lagjen Xhami, ku një 26-vjeçar tentoi të vriste me armë zjarri një 41-vjeçar për motive të dobëta.

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas, S. Ll., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Moskallëzimi i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.” Ky person nuk ka kallëzuar krimin dhe ka hequr e fshehur DVR-në e kamerave të subjektit të tij në afërsi të vendngjarjes.

Sipas hetimeve, gjatë një konflikti, 26-vjeçari plagosi me armë zjarri në këmbë 41-vjeçarin. Tani, strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim,” mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.”

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT