29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

” Prokuroria duhet të jetë këtu”, Protestë në Portin e Durrësit kundër mbetjeve toksike

Në hyrje të Portit të Durrësit, opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile po protestojnë ndaj mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme, të cilat pritet të mbërrijnë në mëngjesin e së hënës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oert Bylykbashi, shprehu shqetësimin se prokuroria duhet të ishte e pranishme për të sekuestruar kontenierët që përmbajnë këto mbetje. Ai e përshkroi situatën si një “skemë krimi gjigande” dhe e akuzoi portin si një pikë të përbashkët për interesat politike dhe krimin.

“Protesta jonë ka për qëllim të përcjellë një mesazh të qartë jo vetëm nga Partia Demokratike, por edhe nga qytetarët e Durrësit dhe Shqipërisë, të cilët janë të vendosur kundër këtyre mbetjeve. Kjo është një skemë krimi gjigande dhe porti është grabitur për t’i dhënë përparësi mikut të Edi Ramës. Në këto rrethana, asgjë nuk mund të pengojë kalimin e mbetjeve toksike,” deklaroi Bylykbashi.

Ai theksoi se mbetjet toksike janë zbuluar nga Rrjeti i Baselit, i cili ka parandaluar mbërritjen e tyre në një vend tjetër dhe tani po i kthen për t’i rrezikuar shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

“Çfarë na shqetëson përveç mungesës së transparencës është rreziku për shëndetin e qytetarëve nga këto mbetje toksike. Prokuroria duhet të jetë këtu, e gatshme për të sekuestruar kontenierët dhe për të arrestuar ata që janë përgjegjës, përfshirë edhe ministrat e përfshirë në këtë skandal,” përfundoi Bylykbashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...