24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Foto/ Kush është 31-vjeçari që u hodh nga kati i pestë i pallatit? Detaje nga ngjarja e rende

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Deri në këtë fazë të hetimeve, policia dyshon se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Mario Rroshi, 31-vjeçari, ka ardhur me një monopatëm, të cilën e ka lënë poshtë pallatit pranë ambulancës në rrugën e Kavajës. Sipas policisë, ai është ngjitur më pas në sheshpushimin e katit të pestë, ka lënë xhupin e tij në shkallët e pallatit dhe është hedhur nga lartësia.

Ka dyshime se ai mund të ketë vuajtur nga depresioni, duke i shtuar kompleksitetin e situatës. Sipas të gjitha hetimeve deri tani, rezulton se i riu nuk kishte pasur konflikte të njohura. Edhe dy prindërit e tij, në dëshminë që kanë dhënë, nuk kanë deklaruar për konflikte që mund të kenë ndikuar në veprimet e djalit të tyre.

Megjithatë, policia po vazhdon hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, duke u fokusuar në çdo detaj që mund të ndihmojë në sqarimin e situatës dhe në identifikimin e faktorëve që mund të kenë kontribuar në këtë akt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen tre mjete pranë ish-Divizionit, policia nis hetimet

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policisë Kufitare. Në ngjarje...

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...

“U fsheh pas rrëzimit të lirimit me kusht”/ Arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’, i...

0
Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar prej vitesh si një nga emrat më të njohur të botës së krimit...

“Plani 25-vjeçar i narkotrafikut për Shqipërinë”/ Akuza të forta pas operacionit të SPAK: “4...

0
Pas megaoperacionit të SPAK dhe autoriteteve partnere europiane kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, janë artikuluar akuza të forta lidhur me...