24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

U arratis në mënyrë spektakolare nga burgu në Itali, shqiptari gjendet i pajetë në Bolivi

Roland Dedja, një 40-vjeçar nga Durrësi, i shpallur në kërkim pas arratisjes së bujshme në shtator të vitit të kaluar nga një burg në Itali, është gjetur i vdekur në Bolivi. Lajmi konfirmohet nga mediat boliviane, të cilat raportojnë se një person u gjet i pajetë në një banesë të marrë me qira, bashkë me një shok, në zonën veriore të lagjes Los Tusequis në Santa Cruz të Bolivisë.

Pas vdekjes së papritur të 40-vjeçarit, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar se Dedja kishte humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Fillimisht, policia ka sekuestruar një pasaportë italiane të viktimës, por më vonë, hetimet e prokurores së specializuar për krimet kundër jetës, Rose María Barrientos, zbuluan se pasaporta italiane ishte false.

Prokuroria dhe Policia kërkuan më shumë informacion nga ambasada italiane, ku u mësua se bëhet fjalë për një të kërkuar me kartelë të kuqe, i arratisur nga një burg në Romë. Ai është identifikuar si Roland Dedja, 40 vjeç nga Durrësi. Më 25 shtator 2023, ai u arratis nga burgu i Teramos në Abruzo, i ndihmuar nga një dron i jashtëm, i cili transportoi mjetet e nevojshme që u përdorën më pas nga 40-vjeçari për të prerë kangjellat dhe për të zbritur me litar. Në momentin e arratisjes, Dedja ishte në pritje të gjykimit për drogë dhe grabitje pas arrestimit në Martinsicuro.

Dedja kishte një histori të gjatë kriminale, duke përfshirë akuzat për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali. Në shkallë të parë, ai kishte marrë pafajësi, por çështja ishte apeluar dhe nuk ka informacion për vendimin e mëtejshëm. Kjo nuk është arratisja e parë që 40-vjeçari ka kryer, pasi edhe në vitin 2010 ishte arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar. Atëherë, ai ndodhej në burg për vrasjen e 44-vjeçarit Shpëtim Cupa më 23 shkurt 2010 dhe për një tentativë vrasje.

Dedja ka jetuar më parë në Spanjë dhe Francë, ndërsa ka përdorur edhe një pasaportë çeke false nën emrin Kamill Hladky. Sipas autoriteteve boliviane, ai kishte hyrë në Bolivi në nëntor 2023 përmes Desaguadero. Ai kishte marrë me qira një shtëpi në zonën veriore të Los Tusequis dhe, në momentin e vdekjes së tij, ai jetonte me një mik bolivian që ishte në ndjekje penale për mashtrime të shumta. Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë, shoqëruesi i tij është zhdukur që nga dita e vdekjes së Dedjas. Rasti është raportuar në Interpol, ndërsa hetimet nuk kanë përfunduar ende.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen tre mjete pranë ish-Divizionit, policia nis hetimet

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policisë Kufitare. Në ngjarje...

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...

“U fsheh pas rrëzimit të lirimit me kusht”/ Arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’, i...

0
Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar prej vitesh si një nga emrat më të njohur të botës së krimit...

“Plani 25-vjeçar i narkotrafikut për Shqipërinë”/ Akuza të forta pas operacionit të SPAK: “4...

0
Pas megaoperacionit të SPAK dhe autoriteteve partnere europiane kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, janë artikuluar akuza të forta lidhur me...