8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Opozita nis aksionin e mosbindjes civile: Deputetët bllokojnë pikat kryesore rrugore në vend

Partia Demokratike dhe opozita kanë nisur një aksion për mosbindje civile, duke bllokuar disa rrethrrotullime kryesore në vend. Ky aksion ka për qëllim ndërprerjen e qarkullimit në pikat strategjike dhe ushtrimin e presionit ndaj qeverisë. Për realizimin e tij, deputetët e opozitës janë shpërndarë në pikat e caktuara sipas qarqeve dhe degëve përkatëse:

•Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”: Deputetë nga degët e Tiranës dhe qarku Dibër janë të përqendruar në këtë segment, ku përfshihen emrat si Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatë të tjerë të opozitës. Në këtë pikë do të bashkohen edhe Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi pas përfundimit të takimit të MSA-së, rreth orës 18:00.

•Rrethrrotullimi Milot: Në këtë pikë janë pozicionuar deputetë të qarqeve Kukës, Shkodër dhe Lezhë, si Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli.

•Rrethrrotullimi Shkozet: Përfaqësues të qarkut Durrës, Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj, janë të vendosur në këtë rrethrrotullim për të vijuar aksionin.

•Rrethrrotullimi Bradashesh: Deputetë nga qarqet Elbasan dhe Korçë, përfshirë Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti dhe Tomorr Alizoti, po marrin pjesë në protestë në këtë pikë.

•Rrethrrotullimi Rrogozhinë: Deputetë të qarqeve Kavajë, Rrogozhinë, Lushnje dhe Divjakë, si Bledion Nallbati, Dashnor Sula dhe Ilda Dhori, janë vendosur në këtë aks.

•Rrethrrotullimi Levan: Përfaqësues të qarqeve Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër, si Luan Baçi, Bujar Leskaj, Tritan Shehu dhe Kasem Mahmutaj, janë në këtë rrethrrotullim duke bllokuar trafikun.

Ky aksion i organizuar nga Partia Demokratike vjen si pjesë e strategjisë së tyre për të shfaqur qëndrimin opozitar përmes mosbindjes civile.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...