22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Tedi Blushi: Protesta është në një etapë të re, qytetarët e ndershëm nuk do të tremben

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, iu bashkua protestës së organizuar nga Partia Demokratike në kuadër të mosbindjes civile, duke deklaruar se beteja e qytetarëve të ndershëm është tashmë në një fazë të re dhe më të vendosur. Gjatë një deklarate për gazetarët, Blushi akuzoi ashpër “Narkoshtetin”, të cilin e cilësoi si përgjegjës për “rrëmbimin në mes të ditës” të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta. Sipas Blushit, autoritetet po provokojnë qytetarët paqësorë të cilët, siç theksoi ai, janë të vendosur për t’u përballur me këtë regjim.

“Qytetarët e ndershëm dhe patriot nuk tremben,” deklaroi Blushi. “Sot, protesta dhe beteja e qytetarëve të ndershëm është në një etapë të re. Ky regjim kriminal duhet ta harrojë se mund të ndalojë revoltën e qytetarëve,” vazhdoi ai, duke akuzuar qeverinë për provokime të qëllimshme ndaj protestuesve paqësorë që, sipas tij, “nuk kanë hedhur asnjë gur sot”.

Blushi e përmbylli deklaratën e tij me një paralajmërim të ashpër ndaj qeverisë dhe përfaqësuesve të drejtësisë. “Në zjarrin e destabilizimit që po ndez Edi Rama, do të digjet vetë bashkë me prokurorët mercenarë, që janë kthyer në vrasës me pagesë,” tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...