22.5 C
Tiranë
Friday, May 15, 2026
spot_img

Sali Berisha njofton protestën e radhës në Shkodër për solidaritet me qytetarët pas atentatit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar datën e re për protestën, si pjesë e “mosbindjes civile” që ka filluar pas dënimit me burg të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Protesta do të mbahet të shtunën në orën 12:00 në Shkodër, në një moment të ndjeshëm për qytetin, i cili së fundmi u trondit nga një atentat i mirëorganizuar që i mori jetën tre personave, duke lënë një të plagosur rëndë. Ndër viktimat është edhe Flutura Basha, një qytetare e pafajshme, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë.

Berisha theksoi se protesta do të shërbejë për të shprehur solidaritet me qytetarët e Shkodrës, duke e cilësuar këtë si një përgjigje ndaj dhunës dhe krimit të organizuar që, sipas tij, qeveria e kryesuar nga Edi Rama po mbështet. “Duhej të ishte bërë në Tiranë, por do t’i shprehim solidaritetin qytetarëve të Shkodrës, të cilët kanë përballur dhunën e hanxharëve të krimit,” tha Berisha.

Ai kritikoi gjithashtu ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, duke e akuzuar atë për neglizhencë në arrestimin e autorëve të dhunës në qytet. “Shkodra e di mirë kush është atentatori. Pyet ministrin pse nuk arrestuat atentatorin e shtatorit në zemër të qytetit. Jo vetëm që nuk e arrestuan, por nuk i shkuan as një herë për të kontrolluar shtëpinë e tij, edhe pse e kishin të filmuar,” shtoi ai.

Kjo protestë do të jetë e treta që opozita organizon si pjesë e aksionit të saj të mosbindjes civile, pas protestave të mëparshme më 7 tetor dhe 29 tetor, të cilat përfshinë hedhjen e molotovëve dhe bllokimin e rrethrrotullimeve në akset kryesore të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Prishtinë: Plagoset “Plaku i Bregut” pak pas lirimit nga burgu, i dyshuar për disa...

0
Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku i Bregut”, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë,...

Tiranë: Arrestohen dy persona për vjedhje banese, dyshohet se morën 28 mijë euro dhe...

0
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, të dyshuar për vjedhje në bashkëpunim. Bëhet fjalë për Denis Shkallën dhe bashkëpunëtorin e tij, Martin...

Tragjedi në Greqi: ndërron jetë edhe 17-vjeçarja e dytë pas rënies nga tarraca

0
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi ka marrë përfundim tragjik, pasi ka ndërruar jetë edhe 17-vjeçarja e dytë që...

“Nuk kam zgjedhur të hesht”/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t flet pas vendimit të Gjykatës së...

0
Gjykata e Lartë ka vendosur që ish-drejtoresha e AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), Mirlinda Karçanaj, të mos jetë më e detyruar të...

“Skandal i rëndë në Zvicër”/ Dyshime për mbi 70 vdekje pacientësh në klinikën kardiologjike...

0
Një hetim i publikuar nga mediat ndërkombëtare ka ngritur akuza serioze ndaj një klinike kardiologjie në Spitalin Universitar të Cyrihut (USZ), ku dyshohet se...