31.3 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Arrestohen 2 vëllezërit e kërkuar në Itali për grabitje dhe rrëmbim

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër, Bashkim (Hoxha) Kothere dhe Oltion Hoxha, të kërkuar nga autoritetet italiane për grabitje me armë dhe rrëmbim të paligjshëm. Arrestimi i tyre u realizua në zonën e Kisnostudios dhe në Fresk, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Vëllezërit, të moshës 32 dhe 35 vjeçare, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një vendimi të Gjykatës së Savona, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Rrëmbimi i paligjshëm”.

Operacioni i koduar “Brothers” u organizua nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të përpjekjeve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bazuar në informacione të marra për vendndodhjen e tyre, policia arriti të finalizojë operacionin, duke i arrestuar në momentin e duhur.

Pas arrestimit, janë nisur procedurat për ekstradimin e dy vëllezërve në Itali, ku ata do të përballen me akuzat për të cilat janë kërkuar. Ky rast thekson angazhimin e policisë shqiptare për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...