26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Luan Baçi, merret në pyetje nga BKH pas kallëzimit për fshehje pasurie

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Luan Baçi, është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për t’u marrë në pyetje nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Kallëzimi është bërë nga një qytetar, i cili ka akuzuar Baçin për fshehje pasurie.

Pas daljes nga SPAK, Baçi deklaroi për gazetarët se çështja e tij ishte hetuar dhe mbyllur më parë pa asnjë problematikë, pasi pasuria e tij është e dokumentuar dhe transparente. Ai përmendi se i njëjti person kishte bërë një tjetër kallëzim të ngjashëm, duke nënkuptuar se ky ishte një sulm i përsëritur nga individë që ai i cilësoi si “patronazhistë” dhe “ballistë”. Sipas tij, SPAK mund të ketë reaguar për të “plotësuar dëshirën e qytetarëve,” ndërsa ai u shpreh i qetë dhe i bindur për pastërtinë e aktivitetit të tij.

“Ka qenë një kallëzim dhe është pushuar si çështje. Është hetuar pasuria ime fill e për pe. Në të gjitha detajet pa asnjë lloj problemi. Unë kam transparencë të plotë të punëve dhe biznesit tim.Jam shumë i qetë. Shumë normal. Nuk kam asnjë lloj problemi. Është mbyllur si çështje. I njëjti kallëzues patronazhist, ballist ka ardhur përsëri e ka bërë kallëzim.

Ndoshta dhe SPAK për t’i bërë qejfin qytetarëve, edhe kur kanë mjeranë të tillë që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër vetëm të bëjnë kallëzime të tilla,  unë u paraqita”, tha ai

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...