36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Maliqi: Edi Rama ka kapur drejtësinë, arrestimet politike janë të planifikuara

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili pretendoi se ai dhe Partia Socialiste (PS) kanë qenë nismëtarët e reformës në drejtësi. Maliqi ka theksuar se “Amerika ka sjellë Noc Rrokun”, duke e akuzuar Ramën se ka kapur sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ai theksoi se arrestimet politike të liderëve si Ilir Meta, Sali Berisha dhe Ervin Salianji janë pasojë e kësaj kapjeje.

Maliqi shprehu: “Siç tha dhe dje në emisionin ‘Opinion’, nuk është Amerika që ka bërë Reformën në Drejtësi, por ky, duke i treguar Noc Rokun Amerikës. Ky ka kapur drejtësinë, ka kapur SPAK-un, prandaj ndodhen arrestime politike ndaj liderëve si Sali Berisha, ish-Presidenti Ilir Meta, dhe Ervin Salianji, si dhe rrëmbimi politik i Bejlerit, i cili sot është Eurodeputet.”

Maliqi, duke folur në emër të Partisë së Lirisë, theksoi se është e domosdoshme të denoncohet krimi i organizuar në Shqipëri dhe kapja e drejtësisë nga ana e qeverisë. Ai gjithashtu ngushëlloi familjet e viktimave të krimit të organizuar në Shkodër dhe kritikoi rënien e rendit dhe sigurisë në vend, duke e akuzuar Ramën për lidhje me bandat dhe krimin e organizuar.

“Jam këtu për t’u thënë se policia e Shtetit, jo vetëm në Shkodër, por kudo, ka dalë jashtë misionit të saj, duke arrestuar në mënyrë antikushtetuese dhe banditeske individë të njohur si ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Këta individë janë patriotë me vlera të mëdha,” tha Maliqi.

Ai përfundoi duke siguruar qytetarët se Partia e Lirisë do të vazhdojë të luftojë për rendin dhe sigurinë, duke premtuar dyfishimin e pagave për policinë dhe dërgimin para drejtësisë të të gjithë atyre që janë të lidhur me politikën dhe krimin. “Të bashkuar, jemi më të fortë se kurrë për të përballuar krimin dhe korrupsionin, me qëllim që në vitin 2025 të kemi një qeveri të re nën drejtimin e Ilir Metës dhe Sali Berishës,” tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...