23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Kreu i SPAK Arben Kraja raporton para KLP: “Janë dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të pasurive të paluajtshme dhe biznese

Kreu i SPAK Arben Kraja gjatë raportimit për vitin 2020 në Këshillin e Lartë të Prokruroisë deklaroi se në total janë dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të paluajtshme dhe biznese.

Kraja theksoi se SPAK, në këtë kohë të shkurtër që ka operuar ka kryer me sukses një sërë operacionesh si dhe ka lidhur marrëdhënie bashkëpunimi me shumë institucione të huaja, në dobi, të përmirësimit të drejtësisë në vend.

Gjithashtu Kraja tha se ka pasur edhe 62 kërkesa për konfiskim dhe  janë dhënë 27 vendime, vetëm 2 nuk janë pranuar.

“Ka qenë një sfidë pandemia për të gjithë. Por, problematika e arkivës që duhet lëvizur, ruajtur, problematika e projektit, e cila kishte shumë mangësi. Të gjitha këto u kaluan dhe u arrit që në fund të vitit 2020 të mbaronte rikonstruksioni, tani jemi në kushte të rinovimit. Kemi marrë buxhetin të miratuar të gjithën. Kuptohet, ishte miratuar nga ministria e financës. Në këto kushte kemi pasur buxhet të mjaftueshëm. Kemi pasur problematikë në fondin e pagave, sepse nuk kishim Byronë Kombëtare të Hetimit, e në këto kushte fondi i pagave ka mbetur i pa likuiduar.

Prokuroria e Posaçme ka qenë e përfshirë në disa operacione të tjera, ku përfshihen sekuestrimet e pronave, hetimet për pastrimet e parave. Kemi arritur të çojmë 7 persona në gjyq vitin e kaluar dhe kemi dërguar edhe një rast, të suksesshëm ku persona të tjerë dënohen për pastrim parash. Kemi marrë dhe vendim konfiskimi ditët e fundit. Kemi dhe kontribute konkrete. Kemi kontribuar për hapjen e negociatave, me një rast, me kryenegociatorit kam marrë pjesë në një delegacion në Gjermani për sfidat që kemi.

Duke folur mbi sekuestrimet, kreu i SPAK tha se është një Komitet që vendos mbi pasuritë e sekuestruara, duke u shprehur se nuk është kollaj të nxjerrësh të ardhura prej tyre pasi u përkasin personave të botës së krimit.

Në lidhje me momentin e sekuestrimeve, ka diçka që dua të bëj të qartë, nuk raportohet për çështje konkrete, as në Parlament apo këtu. Në parim, treguesit e suksesit duhet të jenë të krahasueshëm. Ne nuk kemi punuar vetëm me dosjet e krimeve të rënda, por kemi hapur edhe dosje të reja. Sa i përket sekuestrimeve, ligji parashikon procedurën nga bllokimi, në sekuestrim, e konfiskim, qoftë ligji anti-mafia dhe akti normativ. Është një agjenci që merret me administrimin e këtyre pasurive. Pasuritë janë nga më të ndryshmet, ka një komitet e tregon çdo të bëhen me paratë që sekuestrohen. Ky komitet vendosi që një pjesë, 30 për qind t’i jepet Prokurorisë dhe 70 për qind Policisë. Janë persona të personave të botës së krimit, nuk është kollaj t’i nxjerrësh në shitje apo të marrësh të ardhura prej tyre”, tha Kraja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...