23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Ministrin gjerman Michael Roth: “I besojmë ODIHR-t që na ka mbështetur në proceset zgjedhore”

Ministrin gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme federale, Michael Roth, foli për mediat pas takimit të zhvilluar në selinë blu me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Michael Roth, është shprehur se për zgjedhjet i beson raportit të dalë nga OSBE/ OHDIR, duke e cilësuar këtë të fundit si një institucion të paanshëm.

Ai tha se roli i opozitës është mjaft i rëndësishëm në një shoqëri demokratike dhe uroi që mosmarrëveshjes e opozitës dhe mazhoranncës në vendin tonë të minimizohet.

Dëshiroj t’ju falënderoj për mikëpritjen tuaj z.Basha që pata mundësinë ta shijoja në ambientet e PD. Natyrisht që të gjitha kritikat që do adresohen ndaj problematikave, do të duhet të qartësoheshin dhe duhet të bëhen përmes institucioneve. I besojmë ODIHR-t që është një institucion i pavarur, që na ka mbështetur në proceset zgjedhore, nëse kanë qenë të ndershme.

Jam dakord me z. Basha që e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme, kjo nuk varet vetëm nga qeveria por edhe Parlamenti dhe opozita. Uroj që pas debateve të së shkuarës të gjendet një ton konstruktiv në marrëdhëniet e qeverisë me opozitën. Unë jam në politik aktiv që prej 23 vitesh, prej 8 vitesh në qeveri. Kam qenë aktiv si në qeveri ashtu edhe opozitë, të dy këto elemente janë të rëndësishme. Në një sistem demokratik jemi konkurrent, jo armiq, dhe Parlamenti është vendi i duhur për t’i çuar përpara debatet. Shkëmbimi me z.Basha ka qenë dhe është tejet i rëndësishëm.

Komisioni Europian në muajit e shkuar ka vlerësuar në mënyrë të kujdesshme dhe kritike nëse janë përmbushur kushtet nga Shqipëria për Konferencën e Parë ndërqeveritare. Komisioni ka mbërritur në një gjykim pozitiv, që i është bashkuar edhe Qeveria Federale, dhe shpresojmë që në 22 qershor Këshilli i BE të mbërrijë në çeljen e negociatave të anëtarësimit, sikurse në vendimin për Konferencën Ndërqeveritare. Ju të gjithë e dini që ky është hap shumë i rëndësishëm në rrugëtimin europian, do të jetë rrugë e gjatë, çelja e negociatave nuk do të thotë që të gjitha kushtet janë përmbushur, por Shqipëria ka një perspektivë të sigurt në BE”, u shpreh Roth.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...