27.7 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, dy të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Pogradec-Lin, në zonën e njohur si Guri i Kuq. Dy automjete që udhëtonin në drejtime të kundërta janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndime për dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Dyshohet se shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve ka qenë shkak për përplasjen.

Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Guri i Kuq. Automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin F. Y., është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. M., dhe automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin H. H.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi H. H., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja Xh. H., të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi F. Y., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia njofton gjithashtu se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...