27.7 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Policia e Tiranës kap grupin e dyshuar për vjedhje automjetesh në Yzberisht

Një grup i specializuar në vjedhjen e automjeteve në kryeqytet u godit nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të suksesshëm ditën e sotme. Aktiviteti kriminal zhvillohej kryesisht në zonën e Yzberishtit, dhe operacioni, i cili mori emrin e koduar “GLK” (bazuar në markën e automjetit të fundit të vjedhur), përfshiu edhe publikimin e pamjeve të vjedhjes, të kapura nga një kamera sigurie.

Policia njoftoi se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje automjetesh, ka shpallur në kërkim një të katërt, dhe po heton një tjetër për moskallëzim krimi. Gjithashtu, është zbardhur edhe dinamika e vjedhjes së fundit të një automjeti të markës “Benz GLK”.

Operacioni u realizua nga Komisariati nr. 6 në Kombinat, dhe të arrestuarit janë identifikuar si Ambri Taga, 27 vjeç, Arlindo Taga, 29 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe Kostandin Bregu, 33 vjeç, banues në Shijak. Të dyshuarit po përballen me akuzën e “vjedhjes”.

Në njoftimin e policisë thuhet se është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për “moskallëzim krimi”, dhe po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, D. T.

Sipas hetimeve, më 9 tetor 2024, Ambri Taga dyshohet se ka vjedhur një automjet tip “Benz GLK” nga një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, Arlindo Taga, e ka ndihmuar duke e shoqëruar me një automjet tjetër para dhe pas kryerjes së vjedhjes, për të siguruar që automjeti i vjedhur të lëvizte pa rënë në sy.

Gjithashtu, hetimet tregojnë se Kostandin Bregu ka tentuar të shesë automjetin e vjedhur tek shtetasi A. T., i cili, edhe pse ishte në dijeni që automjeti ishte i vjedhur, nuk e ka raportuar tek autoritetet përkatëse.

Dosja hetimore i është dorëzuar Prokurorisë së Tiranës për procedime të mëtejshme, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet për të verifikuar përfshirjen e grupit në krime të tjera të ngjashme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...