11.5 C
Tiranë
Tuesday, November 19, 2024
spot_img

Rama parashikon rishikimin e moshës së daljes në pension dhe bonuse të shtuara për pensionistët

Në një bashkëbisedim me pensionistët në Korçë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi rishikimin e moshës së daljes në pension. Shefi i qeverisë nënvizoi se ideja për të rishikuar kohën e daljes në pension për kategori të caktuara diktohet nga rritja e jetëgjatësisë në vend.

Në vijim të diskutimit, Rama e cilësoi skemën e vjetër të pensioneve, trashëguar në vitin 2013 nga qeveria Berisha, si skandaloze dhe nënvizoi se PS krijoi formulën e re, e cila çon më shumë para në xhepat e pensionistëve.

Është një fakt që një skemë pensionesh e ndërtuar keq është kostoja e një brezi të tërë. Një brez i tërë digjet nga një skemë pensionesh e ndërtuar keq. Dhe skema e pensioneve që ne trashëguam nuk ishte e ndërtuar keq, një skemë skandaloze dhe vetëm për të shtyrë të sotmen pa menduar të nesërmen e pensioneve. Kur ne morëm detyrën, situata e pensioneve ishte një situatë pa asnjë shpresë, sepse ishte vendosur një tavan që ishte 24 mijë lekë dhe pavarësisht kontributeve nuk mund të merrnin dot më shumë se 24 mijë lekë. Nuk kishte më shumë se 24 mijë lekë në 2013. Dhe pensioni mesatar në atë kohë ishte 105 euro pa folur për minimalin që ishte një pension që nuk e merrnin të gjithë, pasi gjetëm dhjetëra mijëra pensionistë pa pensione fare, sepse nuk kishin kontribuar në skemë, përgjithësisht gra shtëpiake apo burra. S’kishte asnjë lekë. Tavani i atëhershëm prej 24 mijë lekësh u zhbë dhe sot kemi një numër pensionistësh që arrijnë deri në 400 mijë lekë, për shkak të kontributeve. Kemi një pasqyrë diferencimi midis mësuesve që dolën në pension para 2014 dhe pas 2014; ata që kanë dalë pas 2014 kanë pension më të lartë sipas reformës,” tha shefi i qeverisë.

Rama shtoi se për pak ditë pensionistët do të njihen edhe me bonusin që do të përfitojnë në fundvit, duke e cilësuar rritjen në vlerë të këtij përfitimi si hapin e parë të skemës që do të pasohet nga rritja e pensioneve.

Ne nuk e kemi akoma, por patjetër që brenda një kohe të shkurtër do t’ju njoftojmë se si do të ndryshojë bonusi i fundvitit. Është fillimi i këtij procesi i rishikimit të të gjithë hapave që ndjekim në raport me pensionistët dhe pensionet. Nga viti i ardhshëm, duam që skema të forcohet dhe nga të ardhurat që vijnë nga rritja ekonomike, të shkojë te pensionistët në formë bonusi. Kjo të na çojë në një perspektivë më pozitive,” u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT