27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Polici i Gjirokastrës pezullohet nga detyra :Nxjerr armën e shërbimit gjatë vizitës mjekësore

Një punonjës policie është pezulluar nga detyra nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas një incidenti të pazakontë në spitalin e Gjirokastrës. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), polici, me inicialet S.K., është denoncuar nga një mjeke e spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër, e cila pretendon se ai ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

AMP në rajonin e Vlorës dhe Gjirokastrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, ka marrë masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj oficerit, i cili shërben në Sektorin e zbatimit të masave plotësuese për kontrollin e territorit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më datë 25 tetor 2024 dhe hetimet po vijojnë për të sqaruar të plotë rrethanat e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...