28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Bllokada e medias Shqiptare në kufirin Grek, ekipet e gazetarëve lejohen të vazhdojnë udhëtimin për aktivitetin e Ramës në Selanik

Një ekip gazetarësh shqiptarë, të nisur për të mbuluar aktivitetin e kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në Selanik, u ndalua për rreth tre orë nga autoritetet greke në pikën kufitare të Kapshticës. Doganierët helenë mbajtën pasaportat e gazetarëve, duke i njoftuar se për të vijuar udhëtimin kërkohej një autorizim nga Ministria e Jashtme greke.

Në mes të kësaj pritjeje, policia greke ofroi një zgjidhje të pjesshme: gazetarët mund të kalonin kufirin me makina, por kamerat duhet të qëndronin aty derisa të mbërrinte konfirmimi nga Athina. Saga e ndalimit mori fund rreth orës 17:10, kur doganierët u kthyen pasaportat e vulosura ekipeve të A2 CNN dhe Tv Klan, duke i lejuar të vazhdonin rrugën drejt Selanikut.

Takimi i kryeministrit Edi Rama me bashkatdhetarët pritet të mbahet nesër në Porto Palace Hotel, duke nisur nga ora 11:00.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...