9.5 C
Tiranë
Thursday, November 14, 2024
spot_img

Bilanci i Javës nga Policia Rrugore: Arrestime dhe masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin e aktiviteteve për këtë javë, duke njoftuar se janë arrestuar 66 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit, përfshirë shpejtësi tej normave, alkool dhe përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Në njoftimin e tyre, Policia ka bërë me dije se gjatë javës janë vendosur gjithsej 25,158 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Këtu përfshihen përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i rripit të sigurimit, parakalimet e gabuara, mosvendosja e kaskës mbrojtëse, manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, parkimi i gabuar, dhe shkelje të tjera.

Për të parandaluar aksidentet rrugore, Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimin në të gjitha akset rrugore, duke përdorur mjete të avancuara si radarë automatikë, poliskanë, dronë dhe dragera. Si rezultat i këtyre monitorimeve, janë identifikuar 1800 drejtues automjetesh që kanë kaluar me shpejtësi prej 40 deri në 120 km në orë mbi normën e lejuar dhe janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale, si dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Për të parandaluar aksidentet rrugore gjatë javës së ardhshme, Policia Rrugore ka hartuar një plan të detajuar masash. Ata apeluan për një angazhim të fortë nga drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, duke kërkuar që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, të japin përparësi këmbësorëve, të shmangin parakalimet e gabuara dhe manovrat e rrezikshme, dhe të përdorin celularin vetëm kur është e nevojshme dhe me mjetet e duhura.

Po ashtu, është bërë apel për përdoruesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave që të përdorin shenja dalluese fosforeshente gjatë natës dhe për këmbësorët që të tregojnë kujdes në rrugë, sidomos në ato vende ku mungojnë mbikalimet ose vijat e bardha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT