22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Foto/ “Kam qenë në gjendje të dehur dhe nuk kujtoj”, kështu shprehet mësuesi i arteve pamore në Korçë që bënte biseda intime me nxënëset

Në datën 12 nëntor 2024, nën/drejtoresha e Shkollës “Sotir Gurra” në Korçë ka njoftuar nënën e njërës prej vajzave të mitura, e cila, pasi është vënë në dijeni dhe ka mësuar përmbajtjen e mesazheve, është paraqitur në ambientet e komisariatit të Korçës dhe ka depozituar kallëzim penal. Në kallëzim, nëna ka deklaruar se mësuesi i Arteve Pamore (vizatim), Bledar Duro, ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj, nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gurra”, përmes mesazheve në aplikacionin “WhatsApp”.

Pasi u njoftua për ngjarjen, nëna ka shpjeguar se më 12 nëntor 2024, rreth orës 13:30, është informuar nga Nëndrejtoresha dhe Psikologia e Shkollës, të cilat i kanë komunikuar se vajza e saj dhe shoqja e saj janë ngacmuar seksualisht nga mësuesi i tyre i Arteve Pamore përmes mesazheve në aplikacionin “WhatsApp”.


Sipas këtyre mesazheve, komunikimi kishte nisur me tema të lidhura me artin dhe pikturën, por më pas mësuesi kishte kërkuar nga vajzat që të preknin pjesët intime të trupit të tyre, duke kryer një veprim të papranueshëm dhe të papërgjegjshëm.

Në pasojat e këtyre zhvillimeve, policia ka kryer veprimet e para hetimore, duke filluar me intervistimin e të miturave në prani të prindit, psikologes, punonjëses sociale dhe avokatit të caktuar nga policia. Gjithashtu, është realizuar pyetja e nën/drejtoreshës së shkollës për të ndihmuar në hetimet e mëtejshme.

Bledar Duro ka deklaruar sot se : “…Unë jam përdorues i rregullt alkooli dhe për këtë gjendje i jam nënshtruar rehabilitimit në QSUT mbi dhjetë herë. Kam qenë në gjendje të dehur dhe nuk kujtoj, nëse kam zhvilluar biseda me karakter ngacmues të dy nxënësve…”

Pjesë e hetimeve është bërë gjithashtu këqyrja e telefonave të viktimave dhe të personit të dyshuar, Bledar Duro, ku janë verifikuar bisedat e dërguara përmes aplikacionit “WhatsApp”. Sipas ekspertëve kriminalistë, këto biseda janë një provë e rëndësishme në hetimin e rastit.

Nesër Bledar Duro do të dalë para gjykatës së Korçës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që ka kërkuar përfaqësuesi i akuzës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...