29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Baki Huqi, i arrestuar në Operacionin e SPAK për Trafikimin e Kokainës,i arrestuar per vrasje në 2013

Baki Huqi, 43 vjeç, një nga të arrestuarit në operacionin e SPAK kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës, ka një histori të kaluar kriminale. Ai ishte arrestuar më parë në vitin 2013 për vrasjen e Festim Lemjas, bashkë me dy persona të tjerë. Gjithashtu, Huqi ka qenë i dënuar edhe për akuza të tjera para vitit 2013.

Ngjarja e Vrasjes së 2013-ës

Në 8 shtator të vitit 2013, Baki Huqi dhe bashkëpunëtorët e tij, Alfred Gjoka dhe Erian Muharremi, u arrestuan pas vrasjes së 27-vjeçarit Festim Lemja, banues në fshatin Hamallaj, Durrës. Ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy grupeve të rinjsh për një femër, i cili degjeneroi në një përplasje me armë zjarri në fshatin Radë. Konflikti kishte nisur në një diskotekë dhe më pas u zhvendos jashtë lokalit, ku pas shkëmbimit të armëve, Lemja humbi jetën.

Operacioni Antidrogë i SPAK

Në një tjetër zhvillim, Baki Huqi është një nga 7 shqiptarët të arrestuar gjatë një operacioni të SPAK, i cili goditi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Ky rrjet, që operonte nga vendet e Amerikës Latine dhe kishte një laborator të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës, kishte për qëllim të shpërndante kokainën në tregun europian. Në operacionin e SPAK, janë arrestuar gjithsej 10 persona, përfshirë 3 shtetas të huaj nga Kolumbia dhe Venezuela.

Personat e arrestuar janë:

•Shqiptarë: Geis Fejsullai, Klajdi Birçe, Artion Caushllari, Endi Sejdini, Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmani, dhe Baki Huqi.

•Të huaj: Hiwlen Ledezma Narvaez (Kolumbi), Joze Ramon Zacarias Vasquez (Venezuelë), dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano (Venezuelë).

Ky operacion është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të goditur rrjetet e trafikut të drogës dhe për të shtuar sigurinë dhe rendin në Shqipëri dhe Evropë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...