29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sulmohet sërisht nga bombat shtepia e Kryeministrit Netanyahu

Dy bomba janë hedhur drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në qytetin verior të Izraelit, Caesarea. Në momentin e sulmit, as Netanyahu dhe as familja e tij nuk ndodheshin në shtëpi.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit për sulmin janë arrestuar, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Ministri izraelit Katz theksoi rëndësinë e sigurisë për kryeministrin, duke thënë: “Nuk është e mundur që kryeministri i Izraelit, i cili kërcënohet nga Irani dhe përfaqësuesit e tij që po tentojnë ta vrasin, të jetë subjekt i të njëjtave kërcënime në shtëpi.” Ai u bëri thirrje agjencive të sigurisë dhe gjyqësorit që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të përforcuar masat mbrojtëse.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, dënoi gjithashtu incidentin dhe konfirmoi se një hetim është duke u zhvilluar. Ministri i Sigurisë Itamar Ben-Gvir, në një deklaratë në platformën X, tha: “Kjo i kalon të gjithë kufijtë. Hedhja e një bombe në shtëpinë e Benjamin Netanyahut kalon një vijë tjetër të kuqe.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...