30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Dëshmia e efektivëve të Policisë për atentatin në Dobraç: “Kishim prioritet të jepnim ndihmën e parë”

Në Gjykatën e Shkodrës është zbardhur dëshmia e katër efektivëve të forcave “Shqiponja”, të cilët u arrestuan për moszbatimin e procedurave të sigurisë në lidhje me atentatin që ndodhi më 30 tetor në Dobraç, ku humbën jetën katër persona, përfshirë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. Ata janë akuzuar për mosndalimin e personit të tretë misterioz që ndodhej në makinën e viktimave, dhe janë shprehur se e kuptuan se kishin të bënin me një atentat pas mbërritjes në vendngjarje.

Efektivët kanë theksuar se kishin shkuar në vendin e ngjarjes pas njoftimit për një aksident dhe, kur mbërritën, u ballafaquan me një skenë kaotike, pasi aty ndodheshin rreth 50 persona. Ata deklaruan se prioritet i tyre ishte dhënia e ndihmës së parë për të plagosurit, Arlind Bushatin dhe Bashkim Bashën, të cilët kishin mbetur të plagosur nga atentati dhe ndërmorën veprime për të siguruar vendngjarjen.

Ne ishim patrulla e dytë që mbërritëm në vendngjarje dhe, sapo mbërritëm, e kuptuam se nuk bëhej fjalë për aksident rrugor, por për vrasje me armë zjarri. Menjëherë njoftuam sallën operative dhe ambulancën, dhe sapo mbërriti ambulanca, dhanu ndihmën e parë për të plagosurit që ishin ende gjallë,” shpjeguan ata. Sipas tyre, nuk kishin pasur asnjë informacion nëse personi i tretë i dyshuar ishte Ibrahim Lici apo dikush tjetër, pasi nuk e njihnin atë.

Gjykata e Shkodrës vendosi të lirojë nga paraburgimi katër efektivët e policisë të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke i lënë me masën “detyrim paraqitje”. Përkatësisht, ata janë: Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Sterkaj dhe Marte Martini. Gjykata gjithashtu vendosi të ndalonte daljen e tyre jashtë shtetit dhe t’i pezullonte nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Për këtë vendim, avokatët mbrojtës nuk ishin dakord dhe kërkuan ndryshimin e masave të sigurimit, ndërsa prokurori i çështjes, Albert Murçaj, kërkoi masën e “arrestit shtëpiak” për të dyshuarit. Hetimet për katër efektivët vijojnë, ndërsa ata do të qëndrojnë të lirë derisa të përfundojnë procedurat hetimore.

Ngjarja që çoi në arrestimin e katër efektivëve lidhet me atentatin mafioz të 30 tetorit në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin ndodheshin viktimat, dhe dyshohet se një person tjetër ka qenë i përfshirë, por është larguar nga vendngjarja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vetëm pak orë pas armëpushimit! Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në...

0
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në jug të Libani, më pak se 24 orë pas shpalljes së një...

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...