14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Berisha publikon audio të regjistruar nga mbledhja e prindërve në Shkollën “Fan Noli” pas vrasjes së 14-vjeçarit

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social një audio-regjistrim të dërguar nga një qytetar dixhital, i cili pretendohet të jetë regjistruar gjatë një mbledhje prindërish me mësuesit në shkollën “Fan Noli” pas ngjarjes tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj.

https://www.facebook.com/share/v/mbMzoemWCHcKkD38/?mibextid=WC7FNe

Në bisedën e prindërve dhe mësuesve, dëgjohet se klasa ishte në dijeni të thikës që mbante autori i krimit, Mario Përlleshaj. Një prind pretendon se ai kishte treguar thikën në klasë dhe kishte thënë, “Prisni se ç’do ndodhë sot.” Po ashtu, sipas regjistrimit, mësuesja, e cila ishte në dijeni të konfliktit, i ka dhënë leje Përlleshajt të largohej nga mësimi pas orës së 5-të, për të “larë hesapet” me Martin Cani, i cili do të largohej për në shtëpi pas përfundimit të asaj ore.

Në postimin e tij, Berisha thekson se gjatë mbledhjes, mësuesit dhe drejtuesit e shkollës “Fan Noli” kanë pyetur nxënësit dhe i kanë këshilluar të mos japin intervista nëse gazetaret iu afrohen. Ai po ashtu akuzon autoritetet e shkollës për fshehje të informacionit dhe për mbulimin e prapaskenave të ngjarjes, që siç thotë ai, nuk do të thuhen kurrë publikisht.

Ndiqeni sipas interesit këtë bisedë prindër-mësuesë në shkollën “Fan Noli”.

Kjo audo e regjistruar nga nje prind e pastaj ma dergoj mua,gjate mbledhjes se sotshme te prinderve me mesuesit e shkolles “Fan Noli”,ne audio eshte nje zoteri prind teper i tronditur,i cili u kerkon dhogari mesuesve dhe drejtorve rreth ngjarjes tragjike.

Ne kte ballafaqim prinder-mesues u thane te gjitha prapaskenat e se vertetes,te cilat nuk do thuhen kurre publikisht.

Pasi mesues dhe drejtore te shkolles “Fan Noli” i kane pyet femijet gjate gjith dites sot dhe dhe ” A ju ka marr kush ne pyetje kto dite’ dhe i porosisin vazhdimisht femijet 6-7-9-13 vjeç qe “Mos jepni intervista mos flisni nese ju afrohen gazetaret”

Konfliktin mes dy adoleshenteve: E dinte ofecieri i sigurise,e dinte psikologu,e dinte drejtoresha,e dinte zysha,e dinin nxenesit. Sepse i riu qe vrau Martinin u kishte treguar thiken klases dhe u kishte thene se per ke e kishte marre thiken me vete.

Plus zysha duke qene ne dijeni per konfliktin i ka dhane leje ne perfundimin e ores se 5-te adoleshentit vrases te Martinit qe te dilte pa bere oren e 6-te dhe lante hesapet me Martinin,pasi Martini ne perfundimin e ores se 5-te do ikte per ne shpi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...