24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Babai i të plagosurit te shkolla “Fan Noli” në Tiranë: Detaje prekëse mbi sherrin dhe gjendjen e rëndë të djalit

Babai i djalit të plagosur rëndë në konfliktin tragjik pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Ç., ka folur në një studio televizive për situatën e rëndë shëndetësore të të birit dhe mbi atë që i ka treguar djali për sherrin fatal.

Një miqësi e ngushtë mes dy djemve
Duke ndarë detaje për marrëdhënien mes fëmijëve, babai tha:

Ne jemi komshinj me Martinin dhe fëmijët njiheshin që të vegjël. Ishin të pandarë, si vëllezër. I merrja unë të dy gjithmonë për në stërvitje. Përveç sportit, ata merreshin dhe me not. Ishin gjithnjë bashkë.

Ai tregoi se Luisi, i biri i tij, është përfshirë në ngjarje pasi Martini e kishte thirrur për ndihmë.
Kam folur me Luisin për ngjarjen. Ai mban mend vetëm pjesën e konfliktit. Ka shkuar atje sepse Martini i kishte thënë që e kishte goditur një person i madh në moshë.”

Gjendja shëndetësore e rënduar e djalit
Luisi po përballet me pasoja të rënda nga plagosja. Babai i tij shpjegoi:

Nuk është më mirë, por ka dalë nga reanimacioni. Megjithatë, është akoma në stres dhe panik. Plagët janë shumë të thella. Krahun e majtë pothuajse e ka të paralizuar. I kujtohet çdo gjë dhe është në një gjendje të rënduar psikologjike.”

Babai theksoi se djali po merr trajtim privat për fizioterapi, pasi spitali nuk ka ofruar as fizioterapist as psikolog për t’i ndihmuar.
Thika i ka prekur edhe mëlçinë. Djali është ende i intubuar, dhe mjekët kanë thënë se nuk do të ketë një ndërhyrje të dytë derisa të shohim përmirësime.”

Duke përshkruar pasojat fizike dhe emocionet e rënda të ngjarjes, babai shtoi:
Për momentin, po e mbajmë këtu, por po e mendojmë ta çojmë jashtë vendit. Nuk e di se sa kohë do të duhet që, me pesë plagë në trup, të bëhet ai që ka qenë.”

Ky rast tragjik ka lënë pasoja të mëdha te të dyja familjet, ndërsa komuniteti dhe autoritetet vazhdojnë të përpiqen për të kuptuar dhe adresuar arsyet e kësaj fatkeqësie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...