Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një automjet është kthyer përmbys, ndërsa shkaqet e këtij incidenti mbeten ende të panjohura.
Deri tani nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident. Pritet një deklaratë zyrtare nga policia për më shumë detaje.