33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ishte me Martinin në momentin e pëleshjes, Luisi hedh dritë mbi autorët e tjerë të krimit

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për ngjarjen e rëndë në të cilën mbeti i plagosur Martin Cani pas një konflikti mes të miturve që përshkallëzoi deri në përdorimin e thikës. Grupi hetimor ka marrë dëshminë e shokut të tij, Luis Meçe, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, në praninë e psikologes dhe familjarëve.

Sipas dëshmisë së Luis Meçes, përveç autorit të arrestuar, një tjetër person me iniciale G.B., shok i autorit, ka qenë i përfshirë në sulm. Ai ka deklaruar se autori kryesor mbante një thikë më të madhe, ndërsa personi tjetër një thikë më të vogël, dhe të dy kanë kryer sulme ndaj tij dhe Martin Canit.

Zhvillime të reja në hetime

Bazuar në dëshminë e Meçes dhe analizën e kamerave të sigurisë, hetuesit kanë ngritur dyshime për përfshirjen e dy autorëve në përdorimin e thikave të ndryshme. Pamjet konfirmojnë se pas sulmit, autori i arrestuar dhe dy bashkëmoshatarë të tjerë janë larguar me vrap deri në zonën e ish-ATSH, ku u gjetën një çantë dhe një thikë.

Dyshohet gjithashtu se një person i paidentifikuar i ka marrë me makinë të miturit nga vendngjarja. Kamerat në këtë zonë po këqyren sërish për të konfirmuar këtë pistë. Gjithashtu, është zbuluar se thika e gjetur nga policia nuk përputhet me atë që autori i arrestuar ka publikuar në rrjete sociale pas ngjarjes, duke shtuar dyshimet për përfshirjen e një thike tjetër në sulm.

Veprimet e mëtejshme

Për të ndriçuar plotësisht këtë çështje, hetuesit kanë vendosur të:

•Rimarrin në pyetje gjithë stafin e shkollës “Fan Noli” dhe dëshmitarët e pranishëm.
•Analizojnë me kujdes të gjitha pamjet nga kamerat e sigurisë në zonën e ngjarjes dhe përreth.
•Rikërkojnë telefonat celularë të autorit të arrestuar dhe dy shokëve të tij, që ende nuk janë gjetur.

Këto dëshmi dhe zhvillime të reja po i japin një rrjedhë tjetër hetimeve, duke forcuar dyshimet për përfshirjen e më shumë se një personi në këtë ngjarje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...