25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

PS propozon datën për zgjedhjet Parlamentare në vitin 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, kanë zhvilluar sot konsultime me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Pas takimit, Klosi deklaroi për mediat se PS ka propozuar datën 11 maj 2025 si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve. Ai theksoi se kjo datë, që përkon me afatin më të vonë ligjor, u zgjodh për të garantuar kohë të mjaftueshme për përgatitjet e nevojshme, veçanërisht për implementimin e procesit të votimit të diasporës.

Propozuam datën 11 maj për zgjedhjet. Datën më të fundit në afatin ligjor, për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës,” u shpreh Klosi.

Pas përfundimit të këtij takimi në Presidencë, aty mbërriti edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të vijuar konsultimet në lidhje me organizimin e procesit zgjedhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...