27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Udhëheqësi suprem i Iranit: Netanyahu dhe qeveria e tij duhet të dënohen me vdekje për krime lufte në Gaza

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka bërë thirrje të ashpra kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij, duke theksuar se ata duhet të dënohen me vdekje për krime lufte të kryera në Rripin e Gazës.

Khamenei e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me anëtarët e forcës ushtarake Basij, të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, ku ai kritikoi ashpër veprimet e Izraelit dhe kërkoi një përgjigje më të ashpër ndaj liderëve izraelitë.

Nuk mjafton vetëm një urdhër-arrest. Netanyahu dhe autoritetet izraelite duhet të dënohen me vdekje për krime lufte,” tha Khamenei, duke iu referuar veprimeve izraelite në Gaza si akte që kërkojnë dënim maksimal.

Deklarata e tij erdhi pas njoftimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) javën e kaluar, e cila ka lëshuar urdhër-arreste për Netanyahu, ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Galant, dhe liderin e vrarë të Hamasit, Mohammed Deif, me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ky zhvillim përforcon tensionet në Lindjen e Mesme, me Khamenei që kërkon masa ekstreme kundër liderëve izraelitë, ndërsa vendet perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare mbeten të ndara mbi veprimet dhe përgjegjësitë për konfliktin në Gaza.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...