4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Nëna me lot në sy :”Po e vrasin për herë të dytë”, Protesta e dytë para Ministrisë së Arsimit pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani

Në një atmosferë të ngarkuar emocionale, prindër dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, duke organizuar protestën e dytë para Ministrisë së Arsimit. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, për mosfunksionimin e sigurisë në shkolla, duke e cilësuar tragjedinë si pasojë të neglizhencës dhe indiferencës institucionale.

Një nënë e pranishme në protestë, me lot në sy, shprehu dhimbjen e saj dhe revoltat ndaj asaj që ndodhi në shkollën “Fan Noli”, ku djali i saj kishte studiuar për 9 vjet. Ajo theksoi se djali i saj, si dhe shokët e tij, e njihnin Martin Cani si një fëmijë model. Me dhimbje, ajo tha: “Të marrë pjesë shkolla, shteti në një krim të tillë është e tmerrshme dhe keqardhja më e madhe është se mund të ishte parandaluar. Fatkeqësia më e madhe është se po e vrasin për së dyti Martinin me indiferentizmin e njerëzve.”

Ajo shprehu gjithashtu trishtimin për pjesëmarrjen e ulët në protestë, duke theksuar se ishte një detyrim për të gjithë nënat, baballarët dhe fëmijët e shkollave të Tiranës që të dilnin dhe të mbështesnin kërkesën për drejtësi. “Një djalë i tillë nuk e meritonte, mund të ishte djali i të gjithëve ne. Ne nënat që jemi sot këtu jemi të gjitha nënat e Martinit,” shtoi ajo, duke e përjetuar ngjarjen si një tragjedi personale dhe kolektive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...

Como përmbys Fiorentinën në “Franchi” dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë

0
Como ka siguruar një kualifikim të madh në çerekfinalet e Kupës së Italisë 2025/26, pasi ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin 3-1 në stadiumin “Artemio...

Ndryshim në nominime në BBVA, Greta zgjedh djemtë për televotim

0
Një mënyrë e re dhe e papritur nominimi është aplikuar këtë mbrëmje në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë ndryshim në mënyrën...