35.2 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Pse duhet të shmangni përdorimin e celularit në mëngjes?

Mëngjesi është koha më e rëndësishme e ditës dhe ndikimi i tij në mirëqenien tonë është i madh. Një zakon i thjeshtë dhe i rëndësishëm për të pasur një ditë të suksesshme është shmangia e përdorimit të celularit sapo të zgjoheni. Edhe pse telefoni është një pajisje esenciale për jetën moderne, ai mund të ketë efekte negative, sidomos në mëngjes, kur jemi ende në fazën e përshtatjes me ditën që sapo ka nisur.

Efektet e dritës blu dhe stresit

Studiuesit kanë zbuluar se përdorimi i telefonit në mëngjes shkakton një rritje të nivelit të stresit. “Telefonat lëshojnë dritë blu, e cila është e lidhur me lirimin e hormonit të stresit, kortizolit. Kortizoli e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe mund të shkaktojë edhe ankth,” shpjegon Charlotte Armitage, psikologe në Be Device Wise, Angli. Ky hormon është i lidhur me stresin dhe mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj mendor nëse e aktivizoni menjëherë pas zgjimit.

Lajmet negative dhe shëndeti mendor

Po ashtu, fillimi i ditës me lajme të këqija mund të ketë një ndikim të fortë në disponimin tuaj. Sipas psikologes, shumica e informacionit që konsumojmë në mëngjes është negativ, dhe kjo mund të ndihmojë në krijimin e një atmosfere të pasigurisë dhe shqetësimit për gjithë ditën. “Në mëngjes, ju akoma nuk jeni përshtatur plotësisht me ditën, ndaj edhe kjo lloj përmbajtjeje mund të ndikojë negativisht për nisjen e ditës,” shton ajo.

Çfarë mund të bëni për të pasur një mëngjes të shëndetshëm?

Ekspertët sugjerojnë disa hapa të thjeshtë për të përmirësuar shëndetin tuaj mendor dhe fizik në mëngjes:
1.Krijoni një rutinë të shëndetshme para gjumit: Bëni përparësi të gjumit tuaj. Mundohuni të evitoni përdorimin e telefonit për të paktën një orë para se të flini. Drita e telefonit mund të pengojë ciklin natyral të gjumit dhe të bëjë më të vështirë të bini në gjumë.
2.Përdorni telefonin me qëllim: Para se të merrni telefonin tuaj, mendoni nëse është e domosdoshme të kontrolloni rrjetet sociale ose lajmet. Mundohuni të krijoni një mjedis pa shprehur shqetësime të panevojshme përpara se të filloni ditën.
3.Shkëputuni përkohësisht nga celulari: Vendoseni telefonin në heshtje kur flini dhe mundohuni të qëndroni pa ai për disa orë pas zgjimit. Kjo do t’ju ndihmojë të nisni ditën me energji pozitive dhe pa shqetësime të menjëhershme.

Duke e trajtuar telefonin si një mjet dhe jo si një burim stresi, mund të merrni kontrollin e tij dhe të filloni ditën tuaj në mënyrë më të shëndetshme dhe të balancuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...