26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ngjarje e rëndë në Shijak: Një 35-vjeçar dyshohet se është vetëvarur

Një ngjarje tragjike është raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Pjezë të Shijakut, ku një 35-vjeçar, banues në Tiranë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë pranë rrugës. Policia e Durrësit ka bërë të ditur se trupi i shtetasit E. Sh. është gjetur rreth orës 19:00.

Ermali Saliu, 35-vjeçari qe kerkohej nga familjarët, per fat te keq eshtë gjetur i pajete ne fshatin Pjezë, Shijak, pas disa orësh kerkimesh nga familjarët dhe autoritetet. Saliu, i cili ishte shpallur ne kërkim pasi ishte larguar nga banesa të martën në mëngjes, është gjetur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.
Sipas informacionit të dhënë nga familjarët, Ermali ka dalë nga shtëpia dje rreth orës 8 te mëngjesit dhe është parë për herë të fundit te rruga “Endri Keko” në Tiranë, perballë një pastiçerie. Ai mbante veshur një xhup të zi, tuta sportive dhe atlete të bardha. Familjarët kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve per ta gjetur, duke dhënë një numër telefoni per çdo informacion.
Sipas uniformave blu, trupin e tij e kanë gjetur në fshatin Pjezë, dhe hetimet paraprake dyshojne për një vetëvrasje. Grupi hetimor eshtë në vendngjarje dhe po punon per te sqaruar rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se ai ka pasur probleme te shëndetit mendor, sipas deklaratave te familjarëve.

Sipas deklaratës së familjarëve, i ndjeri vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4 pas kallëzimit për largimin e tij nga banesa disa ditë më parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. Ende nuk ka detaje të tjera mbi motivet apo shkaqet që mund të kenë çuar 35-vjeçarin drejt këtij akti tragjik.

Ngjarje të tilla tragjike ngrenë shqetësimin mbi rëndësinë e kujdesit dhe mbështetjes për personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Institucionet dhe komuniteti mbeten të thirrur për të ofruar ndihmë dhe për të parandaluar humbje të tilla jete në të ardhmen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...