Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka regjistruar një tërmet sot në ora 12:09. Epiqendra e tërmetit ka qenë 132 km në juglindje të Shkupit, në zonën e Vallandovës, me magnitudë lokale Rihter ML3.0.
Sipas të dhënave të deritanishme të disponuara nga observatori, tërmeti është ndjerë në pjesën juglindore të vendit, me një intensitet prej III gradësh sipas shkallës makrosizmike europiane.