Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat në selinë e partisë, theksoi se beteja për lirimin e Ervin Salianjit dhe Ilir Metës do të vazhdojë pa ndërprerje.
I pyetur nëse do t’i takojë ata në qeli, Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por theksoi se kërkesa për lirimin e tyre mbetet një betejë e pandërprerë. Ai e cilësoi Shqipërinë si një diktaturë dhe theksoi se në vend ka të burgosur politikë. “Beteja për lirimin e tyre është e pandërprerë. Shqipëria është diktaturë. Shqipëria ka të burgosur politikë,” u shpreh Berisha.