5.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Vrasja e 40-vjeçarit shqiptar në Itali: Dyshime për larje hesapesh për drogën

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 40-vjeçarit shqiptar, Van Koxha, në Marghera, Venecia, mbrëmjen e së hënës. Mediat italiane kanë publikuar emrin dhe foton e viktimës, e cila u godit për vdekje me thikë, ndërsa vëllai i tij u plagos gjatë sulmit.

Sipas informacioneve, motivi i dyshuar për vrasjen është një larje hesapesh lidhur me pazaret e drogës mes grupeve kriminale në Itali. Viktima u sulmua në një nga zonat më të njohura për trafikun e drogës në Marghera, një territor që ka pasur probleme me dhunën dhe krimin.

Autori i vrasjes, së bashku me një bashkëpunëtor të dyshuar maqedonas, po e prisnin 40-vjeçarin dhe e goditën me thikë, duke e lënë të vdekur. Pas ngjarjes, policia ndërhyri shpejt dhe arrestoi dy persona, që dyshohen si autorë të vrasjes.

Ky incident vjen vetëm disa ditë pas një tjetër sherri të dhunshëm në zonën e Marghera-s, që ishte gjithashtu i lidhur me përplasjet mes grupeve kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT