23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Agron Llakaj uron ditëlindjen e vajzës së tij në një postim prekës

Vajza e aktorit të humorit Agron Llakaj ka festuar ditëlindjen e saj, dhe urimi i të atit ka qenë veçanërisht prekës këtë vit. Në një postim emocionues në Instagram, Agron Llakaj ndau ndjenjat e tij të thella në këtë ditë të veçantë, e cila është e para që e festojnë pa gruan e tij të ndjerë, Kostandina, që humbi jetën pak kohë më parë.

Agroni shprehet se kjo është ditëlindja e parë që vajza e tij, Alkida, do ta kalojë pa pranishmërinë e nënës së saj, por ai është i sigurt se Kostandina, nga “Aty lart”, po e mbështet dhe e inkurajon nga larg. Ai thekson se, edhe pse nuk mund të zëvendësojë dot të emën, do të jetë pranë vajzës së tij me gjithë forcën dhe dashurinë e tij.

“Bija ime Alkida! Sot ti ke ditëlindjen dhe e kuptoj gjithçka ndjen, është e para ditëlindje pa njeriun e shtrenjtë, mamin dhe shoqen tënde të ngushtë, por jam dhe shume i sigurt që nga Atje lart ku është sikur më thotë-hapi shampanjën vajzës Agron!

Nuk të la vetëm…,Adea është rritur dhe e ke shoqen më të ngushtë tani e tutje.

Bija ime! Unë nuk ta zëvendësoj dot mamin por sa të kem frymë e zë, do jem pranë teje me gjithe forcën e dashurisë time.

Shekullofsh shpirt! Shëndeti dhe suksesi yt janë dhe urimi i mamit nga Atje lart.

Buzëqeshi jetës zemër!

Babi si gjithmonë të thote sikur kur ishe e vogël,-“të dua sa qielli e sa bota!”, shkruan aktori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...