28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ai theu kodin e heshtjes/Camorra ekzekuton inxhinierin që bashkëpunoi me drejtësinë

Mbrëmjen e së martës, Salvatore Coppola, një 66-vjeçar që ishte larguar nga radhët e mafias italiane “Camorra” dhe kishte bërë bashkëpunëtor me drejtësinë, u ekzekutua në një parking makinash në zonën San Giovanni, Teduccio. Ndonëse ishte nën mbrojtje policie, autorët i bënë një pritë dhe e qëlluan me armë.

Mediat raportojnë se vrasja ka ndodhur si shenjë hakmarrje nga “Camorra” për shkak të largimit të tij nga grupi mafioz dhe për denoncimin e aktiviteteve të paligjshme. Coppola, një inxhinier i njohur, kishte rrëfyer detaje të lidhura me pastrimin e parave dhe aktivitetet kriminale të mafias në zonën lindore të Napolit.

Ai kishte ndihmuar autoritetet duke zbuluar praktikat e korrupsionit dhe lidhjet e mafias me politikën, duke i dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar. Camorra njihet si një nga organizatat më të vjetra kriminale në Itali, dhe ka bazë në rajonin Campania, përfshirë qytetin e Napolit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...