22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Akoma në shtëpi ky? Po tani këllqet e kujt po kërkon?/ Albi përballet me komentet nga jashtë

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, Vëllai i Madh iu dha mundësi 3 të preferuarve të zgjidhnin dy banorë, të cilèt do të kishin mundësi të shihnin se si komentohen nga jashtë, së bashku me të gjithë banorët e tjerë.

Albi, Romeo, Heidi, Ledjona, Ilnisa dhe Roza u përballen me komentet e ndjekëse.

“Akoma në shtëpi ky? Po tani këllqet e kujt po kërkon?”, ishte një koment për Albin.

Koreografi i njohur vendos të mos përgjigjet në moment për komentin, por thotë se do ta shtjellojë gjatë ditëve në vazhdim.

Komenti për Rozën ishte si në lidhje me imitimin që ajo i bën Heidit në shtëpi:

“Roza të ra maska bashkë me Riket e tua. Herë tjetër mos bëj shenjën “H” në tavolinë, shkelni syrin dhe imitoni Heidin siç e bëni te krevati”.

“Për ta imituar e kam imituar në dhomën e rrëfimit, por unë nuk kam gjë kundër Heidit”.

Ajo shton se nuk do ta komentonte fare nëse Heidi nuk do të ndërhynte mes debatit të saj me Romeon.

Nga ana tjetër komentet për këtë të fundit ishin të shumta:

“Romeo prishi lojën me Julin për të hyrë në banjë se gjoja do falej dhe e pamë sa u fal, turp, përdori Zotin për ca vota më shumë, se që kur iku Ervin Gonxhi as se kemi parë më të falet”.

“Unë nuk e prisha lojën me Julin gjoja do falesha, sepse unë u fala. Unë përdora Ervinin se nuk dija adetet, e kam thënë”.

Ndërkohë që një koment tjetër thoshte:

“E kisha paragjykuar Romeon më dukej mashtrues, përfitues, arrogant. Në Big Brother ka treguar që di të respektojë një vajzë dhe t’i japë hapësirë. Ka treguar empati dhe është me këmbë në tokë. #HeRo”.

Erjola ka ndërhyrë menjëherë duke i thënë se hashtag-un HeRo e ka përdorur ajo për herë të parë dhe më pas ka filluar të përdoret edhe nga fansat e marrëdhënies Heidi-Romeo.

As komentet për Ilnisën nuk kanë munguar ku njëri nga komentet ishte mjaft pozitiv dhe thoshte:

“Ti je zonja dhe luanesha e shtëpisë, lëre ‘babon’ se po zihet me zarin e vet Julin”.

Ky koment ka shkaktuar shumë të qeshura te banorët, ndërsa Ilnisa ka falenderuar personin që e ka shkruar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...